IFFNY. Foto: Facebook/IFFNY

Filmi kosovar merr çmim në Nju Jork

Filmi “Klithma” i regjisorit Korab Lecaj ka marrë çmimin special “Outstanding Achievement in Directing”, në edicionin e 9-të të International Filmmaker Festival of New York.

Edicioni i 9-të i IFFNY është mbajtur nga 28 deri më 31 gusht 2020 në Nju Jork.

Ka qenë vetë regjisori Lecaj që ka dhënë lajmin për çmimin përmes Facebook-ut.

“Për regjinë që kam bërë në filmin “Klithma”, sonte jam shpërblyer me çmimin special “Outstanding Achievement In Directing” në edicionin e 9-të të International Filmmaker Festival of New York”, ka shkruar Lecaj.

Lecaj ka bërë të ditur se çmimi i marrë një ditë më parë në Nju Jork është i pestë me radhë për filmin “Klithma”.

Deri më tani ky film ka marrë dhe çmimet: “Best Short Film” në West Nordic International Film Festival (Norvegji), “Best Editing” në  7th Indian Cine Film Festival (Indi), “Best Screenplay” në Festivalin e filmit “Hyjnesha në Fron” (Kosovë) dhe “Best Cinematography” nga Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.