Filloi takimi Haradinaj-Grubi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka filluar takimin me zëvendëskryeministri e parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubin. Grubi më herët mbajti një takim me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn.

Grubi do të ketë takime edhe me Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhikun, Fatmir Limajn si dhe kryetarin e shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastratin. Temë e bisedës në takime do të jetë procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. RTV21