
Filharmonia e Kosovës mban të mërkurën koncert në Prizren
26.4.2021 - 15:44
Orkestra harkore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert më 28 prill 2021, (e mërkurë) prej orës 18:00 në Kino Lumbardhi në Prizren.
Ky koncert mbahet në kuadër të sezonit artistik 2020/2021 të këtij institucioni.
“Orkestra harkore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert më 28 prill 2021, (e mërkurë) prej orës 18:00 në Kino Lumbardhi në Prizren”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë në Facebook.
Po sipas këtij njoftimi, për shkak të masave parandaluese të COVID-19, vetëm 50 persona mund të marrin pjesë në këtë koncert.