Ferizaj, pronarit i digjet vetura në garazhin e banesës

Një burri në Ferizaj i është djegur vetura gjatë ditës së diel.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në të cilin është shpjeguar se deri më tani rrethanat e rastit janë të panjohura dhe se në kohën kur ka ndodhur rasti, vetura ka qenë në garazhin e banesës së pronarit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:25.