Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Ferizaj: Burri gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një vdekje e dyshimtë është konstatuar nga Policia e rajonit të Ferizajt.

Sipas policisë, një qytetar kishte njoftuar se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën e banesës.

Pas kësaj, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit policore dhe  zjarrfikësit  të cilët e kanë hapur derën dhe me të hyrë brenda kanë vërejtur se viktima ishte pa shenja jete.

Tutje, policia sqaron se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.