Foto: Ilustrim

Gjakovë, policia gjen ekstazi dhe heroinë

Një sasi e substancave narkotike të llojeve të ndryshme është gjetur në një shtëpi në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se gjatë një bastisje te shtëpia e të dyshuarit me nacionalitet rom janë gjetur 42.23 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 1.73 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 1 qese me copëza në formë guri substancë narkotike e llojit MDMA (Ekstazi) me peshë 1.90 gramë.

Tutje policia sqaron se gjatë bastisjes poashtu janë gjetur dhe konfiskuar 1 mijë e 370  euro para të gatshme dhe 2 telefona mobilë.

Sipas policisë i dyshuari për posedim të këtyre substancave narkotike është në arrati.