Ferizaj

Ferizaj, 6 raste të reja me COVID-19

Gjashtë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Komunën e Ferizajt.

Këtë e ka bërë vetë Komuna përmes një postimi në Facebook.

“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 6 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Numëri i të infektuarve në Komunën e Ferizajt është 122.

Ndërsa në tërë Kosovën janë 3886 persona të infektuar, 2003 të shëruar dhe 82 të vdekur.