Faton Bislimi: Zyra për Luginën e Preshevës nuk ka lidhje me zgjedhjet në Kosovë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, në emisionin “Kallxo Pernime” ka folur për nismën e Qeverisë në detyrë për aprovimin e programit të punës së Zyrës për Luginën e Preshevës.

Sipas tij, kjo ka qenë e planifikuar që disa muaj dhe nuk ka asnjë lidhje me fushatën dhe zgjedhjet në Kosovë.

“Unë kam qenë në takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Kam punuar shumë me ta. Dje ka ndodhë aprovimi i programit të punës të Zyrës për Luginën e Preshevës. Në tetor e kemi planifikuar që në janar të startojmë. Gjatë kësaj kohe është hartuar plani, na vjen keq që ka ndodhë tash gjatë fushatës, por s’ka qenë e planfikuar”, tha Faton Bislimi.

 

Ai ka komentuar edhe mundësinë e refuzimit të dërgimit të librave shqip në Luginë të Preshevës.

Sipas tij, në rast të refuzimit nga pala serbe, në Kosovë do të veprohet me masën e reciprocitetit, duke mos i lejuar librat në gjuhën serbe.

“Ne e dimë që me i çu librat në Luginë të Preshevës duhet miratimi i ministrisë së arsimit të Serbisë. Dhe kjo do të jetë reciproke. Do të bëhet reciproke”, tha Bislimi kur u pyet nëse nuk do të lejohet nga Serbia të dërgohen librat shqip në Luginën e Preshevës.

 

Hoti flet për aplikim të reciprocitetit me Serbinë për çështjen e librave për Luginën e Preshevës