EXIT POLL: LDK e VV fitojnë, PDK mbetet mbrapa

Exit poll i bërë nga Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi” e ka nxjerrë LDK-në dhe VV-në me përqindje të njëjtë në krye të listës së fituesve të zgjedhjeve.

Sondazhi i publikuar nga TV Klan Kosova i nxjerr këto dy parti me nga 30 përqind të votave.

PDK ka marrë 22.2 përqind, koalicioni AAK-PSD ka marrë në këtë exit poll 10.58 përqind ndërsa NISMA-AKR-PD kanë 4.4 përqind.