Erëra të forta në disa komuna, rrëzohen shtyllat elektrike

KEDS ka njoftuar se në dy ditët e fundit për shkak të erërave të forta ka pasur edhe dëme në rrjetin elektrik.

Vetëm mbrëmë erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik, kryesisht në përçues dhe në shtylla elektrike.

Rajonet më të prekura sipas KEDS-it, janë Istogu, Peja, Deçani, Gjakova dhe Skenderaj.

KEDS ka njoftuar se shtuar ekipet në terren me qëllim që sa më parë të sanojnë dëmet në rrjet, për çka kanë kërkuar edhe mirëkuptimin e konsumatorëve.