Dëmtime në rrjetin elektrik në disa rajone në Kosovë, shkak erërat e forta

Disa rajone në Kosovë janë përballur me dëmtime në rrjetin elektrik si pasojë e erërave të forta që kanë vazhduar edhe të dielën.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve.

Sipas njoftimit, KEDS-i ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet” – thuhet në njoftimin e KEDS-it.