Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi.

Erdogan vendos orë policore në 31 qytete

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se do të ketë një izolim katër-ditor do të vendoset në 31 qytete nga e enjtja, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

Turqia vendosi për orën policore në 31 qytete gjatë dy fundjavave të fundit, raporton Reuters.

Erdogan tha se bllokimi do të ishte më i gjatë kësaj here për shkak të një feste kombëtare që bie të enjten, 23 prill, duke shtuar se izolimet e fundjavës mund të vazhdojnë “për ca kohë”.

Duke folur pas një mbledhje të kabinetit, Erdogan tha se Turqia synon të sjellë shpërthimin në një nivel që do të lejojë normalizimin e jetës pas festës së Fitër Bajramit në fund të majit, duke shtuar se para kësaj mund të merren hapa.

Sipas të dhënave të fundit në Turqi janë regjistruar mbi 90 mijë të prekur me coronavirus, mbi 2 mijë të vdekur dhe mbi 13 mijë të shëruar.