Enver Hoxhaj uron Ditën e Çlirimit

Me një vizitë në Varrezat e Dëshmorëve në Prizren, Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Duke shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxhaj tha se 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit, të bashkuar me UÇK-në dhe trupat e KFOR-it, hynë në Prizren për të nisur ëndrrat dhe ditët e bardha.

“Ditën e Çlirimit të Kosovës e nisëm sot me homazhe në Prizren, pranë varreve të dëshmorëve të Kombit. 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren për të nisur ëndrrat dhe ditët e bardha për qytetin tonë historik. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Hoxhaj në ‘Facebook’.