Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Ekstradohet nga Italia shqiptari i dyshuar për vrasje

32 vjeçari E. A. Shtetas shqiptar është arrestuar dhe estraduar nga Italia drejtë Shqipërisë.

32 vjeçari ishte i shapllut në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.