Ekipi i FSK-së në Turqi: Kemi hasur në viktima, prioritet vendet ku janë detektuar persona të gjallë

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës që po ndihmon në gjetjen e personave nëpër rrënojat e tërmetit në Turqi kanë shpëtuar gjatë ditës një fëmijë dyvjeçar në zonën Hatay, derisa po punojnë edhe për shpëtimin e nënës që është ende nën rrënoja.

Përmes një njoftimi Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ekipi gjatë operacionit ka hasur në viktima, por prioritet janë vendet ku ka persona të gjallë.

“Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë”- thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të fundit, ka arritur në mbi 11 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti i të hënës në Turqi dhe Siri.

Epiqendra e tërmetit të para agimit të së hënës ishte në Pazarcik, pranë qytetit Gaziantepe, afër kufirit Turqi-Siri.

Ekipe të shumta shpëtimi nga e gjithë bota u kanë dalë në ndihmë Turqisë dhe Sirisë në nxjerrje të personave nga rrënojat.

Qeveria dhe populli i Kosovës solidarizohen me popullin dhe shtetin turk