Edhe Suhareka futet në karantinë

Komuna e Suharekës është futur në karantinë, derisa dy fshatrat: Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit.

Kryetari Bali Muharremaj, ka njoftuar se të gjitha hyrje-daljet në këtë komunë do të ndalohen.

“Pra me këtë masë ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Suharekës, poashtu brenda territorit të komunës ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale etj., sipas vendimit të paraqitur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka bërë të ditur Muharremaj.

Kujtojmë që pas rasteve të reja me coronavirus sot janë futur në karantinë edhe kryeqyteti, Prishtina dhe Komuna e Ferizajt.