Ferizaj

Ferizaj futet në karantinë

Pas propozimit të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që ky qytet të futet në karantinë.

Kështu, nga sot janë ndaluar hyrje-daljet në këtë qytet.

Lajmi është bërë i ditur nga fasqja e Komunës së Ferizajt në Facebook.

“Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pranuar sot vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilës Komuna e Ferizajt shpallet zonë karantinë. Kjo pas 18 rasteve të konfirmuara mbrëmë të infektuar me virusin COVID-19 që çoi numrin në 20 të ferizajasve të prekur me CoronaVirus”, thuhet në njoftim.

Njofitmit i është bashkangjitur edhe vendimi: