Dyshohet se vodhën veturën, gjatë ikjes nga policia, u aksidentuan

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit më 27.06.2024 në ora 01:28, në Klinë, kanë hasur në lëvizje veturën e një burri, të cilën persona të maskuar dyshohet se ia kishin vjedhur në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit, pasi njësitet policore i janë vënë në ndjekje, të dyshuarit gjatë ikjes kanë aksidentuar veturën dhe e kanë braktisur për t’u larguar në drejtim të panjohur.

Policia thotë se, lidhur me rastin njësitet policore kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar.