Ilustrim

Dyshohet se sulmoi dy roje të pyjeve, arrestohet një 56-vjeçar

Policia e Kosovës ka arrestuar një 56-vjeçar në Kaçanik të Vjetër, i cili dyshohet se ka sulmuar dy roje të pyjeve, por pa iu shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari M.K kishte sulmuar dy zyrtarët, njëri 37 vjeç e tjetri 33 vjeç, të cilët gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunj ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar.

Policia në Kaçanik e ka marrë raportimin në lidhje me sulmin ndaj rojeve të pyjeve në ora 05:50 dhe më pas menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Kaçanik. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një sëpatë, dy thika dhe një llambë ndriçuese.

Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personave zyrtarë”.