Euro, foto: Pixabay

Dyshohet se mori 8 mijë euro nga pala për t'ia dhënë gjyqtarëve, Prokuroria kërkon paraburgim për avokatin

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për avokatin H.J., i cili po dyshohet për ushtrim ndikimi.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Shemsedin Piraj.

I njëjti është sjellë në gjykatë i prangosur dhe seanca dëgjimore për t’u shqyrtuar vendosja e masës ndaj të pandehurit tashmë ka përfunduar.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës pas zhvillimit të hetimeve preliminare dje kanë arrestuar avokatin H.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale – ushtrim i ndikimit.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8 mijë euro nga një palë në procedurë në Gjykatën e Gjilanit me premtimin që këto para do t’ia japë kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.

Pas intervistimit, i dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, ishte ndaluar për 48 orë