Dyshohet për rrahje mes disa familjarëve në Shtime, lëndohen tre persona

Një rrahje që dyshohet të jetë mes disa familjarëve ka ndodhur më 19.05.2024 në Shtime, ka konfirmuar për KALLXO.com Policia e Kosovës.

Rreth orës 19:33, Policia e Shtimes pranoi informatën për një rrahje në rrugën “12 Qershori”.

Pas daljes në vendin e ngjarjes polices kanë mësuar se tre persona, anëtarë të familjes kanë pësuar lëndime trupore.

Për tretman mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të lënduarit u dërguan në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt thotë se dyshohet për dhunë në familje.

Veseli thotë se rasti po hetohet dhe se për të është njoftuar edhe prokurori i shtetit.