Dyshohen se vodhën tre kompjuterë, arrestohet 4 persona në Malishevë

Katër burra në Malishevë janë shoqëruar në stacionin policor pasi që dyshohet se ata i kanë vjedhur tre kompjuter me pajisje përcjellëse.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se një grua ka raportuar se i janë vjedhur tre kompjuter me pajisje përcjellëse, e që më pas është bërë identifikimi i katër personave të dyshuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i janë vjedhur tre kompjuter me pajisje përcjellëse. Lidhur me rastin të menjëhershme kanë qenë veprimet policore, ku janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe nga të njëjtit janë sekuestruar gjësendet e vjedhura.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt .

Kjo ngjarje njoftohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 9 të mëngjesit.