Ilustrim.

Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet se vodhi 3 mijë euro (FOTO)

Një person nga fshati Kostadincë e Kamenicës kishte raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3 mijë euro.

Sot, policia ka njoftuar se e kanë identifikuar dhe e kanë arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e 3 mijë eurove.

“Njësia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N. (1961) po nga i njëjti fshat si i dyshuar për këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar paratë në vlerë prej 3 mijë eurove dhe i janë kthyer pronarit.

Gjithashtu, forcat e rendit i kanë konfiskuar të dyshuarit edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Prokurori i shtetit është njoftuar lidhur me rastin dhe ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritet kallëzim penal “Vjedhje” dhe “Armë mbajtje pa leje”.

Rasti është proceduar në prokurori.

Paratë e konfiskuara, Foto: Policia e Kosovës/Facebook
Arma e konfiskuar, Foto: Policia e Kosovës/Facebook