Dyshimet për keqpërdorimet me derivate, arrest shtëpiak për tre të dyshuarit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tre të pandehurve lidhur me rastin e dyshimeve për keqpërdorime me derviate.

F.XH., H.H. dhe J.GJ. iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak nën dyshimin se kanë kryer vepër penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore veprës penale Falsifikim i dokumenteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të Gjykatës.

“Të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ masa e arrestit shtëpiak iu  është caktuar  sipas neni 183 paragrafi 1 dhe 9 dhe neni 187 paragrafi 1.2.1 dhe 1.2.2.” thuhet tutje në komunikatë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast.

Më 19 mars, Dogana e Kosovës njoftoi se kanë kryer inspektime në lokacione të ndryshme dhe se kanë gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës.

Sipas Doganës, kjo ka ndodhur për tre vite radhazi dhe shuma e dëmit që mund të i jetë bërë buxhetit të shtetit kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro.

“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhej në njoftimin e Dogana e Kosovës.

Aksioni i Doganës, mbi 600 mijë euro dëme në buxhetin e shtetit nga kompaniatë e naftës

Ndërsa njëra nga kompanitë ku është kryer ky inspektim, HIB Petrol, kishte reaguar përmes një njoftimi për media, duke thënë se dyshimet janë që një punëtor i kompanisë është i përfshirë në këtë shmangie të tatimit të pretenduar nga Dogana e Kosovës.

HIB Petrol deklarohet lidhur me dyshimet për keqpërdorim me derivate