Aksioni i Doganës, mbi 600 mijë euro dëme në buxhetin e shtetit nga kompaniatë e naftës

Dogana e Kosovës ka zbuluar se në tri kompani derivatesh është bërë shmangie nga taksat.

Kjo, sipas Dogës ka ndodhur për tre vite radhazi dhe shuma e dëmit që mund të i jetë bërë buxhetit të shtetit kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro.

Sipas këtij institucioni, me vendim të prokurorit, janë arrestuar tre persona, nga tri kopani derivatesh.

“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, njofton Dogana e Kosovës.

“Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijoj në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve”, vijon njoftimi.

Aksioni pritet të vazhdoj.

Ndërkohë, dje për këtë aksion ka reaguar njëra nga kompanitë private të derivateve.

HIB Petrol deklarohet lidhur me dyshimet për keqpërdorim me derivate

www.kallxo.com