Foto: HIB Petrol/Facebook

HIB Petrol deklarohet lidhur me dyshimet për keqpërdorim me derivate

Kompania HIB Petrol është deklaruar pas raportimeve se po hetohet lidhur me një skemë të keqpërdorimeve të derivateve.

Përmes një deklarata për media të postuar në Facebook, HIB Petrol thotë se është njoftuar lidhur me dyshimet për keqpërdorim.

Sipas kësaj kompanie, në këtë rast mund të jetë i përfshirë një punonjës i kësaj kompanie.

“Sot me datë 18 mars 2022 HIB Petrol shpk është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol shpk që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje në lidhje me këtë aksion nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, por asnjëri institucion nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.