Dy vëllezër muzikantë mbledhin mbi 5 mijë euro për shërimin e Ilir Behlulit nga Gjilani

Dy vëllezër në Gjilan përmes një aksioni në qendrën e këtij qyteti kanë mbledhur mbi 5 mijë euro për shërimin e Ilir Behlulit, të riut të prekur me sëmundjen e Leukemisë.

“Blendi dhe Shendi, dy vëllezër muzikantë, duke bërë muzikë në qendër të qytetit të Gjilanit kanë mbledhur mbi 5 mijë euro ndihma për shërimin e Ilir Behlulit, i cili duhet të trajtohet jashtë vendit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

Blend Qerimi, ka falënderuar qytetarët për ndihmat e dhëna. Ai ka thënë se në fillim kishin menduar që të mbledhin një shumë parash që do t’a kalonin vlerën e 100 eurove, por qytetarët dhanë ndihmë të konsiderueshme.

“Familja e jonë shquhet për humanitet, që nga gjyshi e babai dhe besojmë që edhe në të ardhmen do të marrim iniciativa të tilla për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, tha Blend Qerimi, thuhet në komunikatën e Gjilanit.