Dy ushtarë të FSK-së pjesë të garës që po zhvillohet në Iowa- Foto

Dy pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”, që është duke u zhvilluar në shtetin e Iowa.

Në këto gara ata do të testojnë njohuritë e tyre në disa disiplina si: levizjet taktike luftarake; ngjyrosja dhe kamuflimi; operacionet e MKAB-se; radio operacionet; kalimi në fushat e minuara.

Ka qenë Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj që ka bërë njoftimin për këta dy ushtarë duke thënë në njoftim se u urojnë suksese pasi që aktivitetet priten të jenë sfiduese për ta në aspektin fizik e mental.

“Falenderojmë Gardën Kombëtare të Ioëas, për partneritetin e shkëlqyer, bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin profesional të ushtarkëve tanë dhe shkëmbimin e përvojave. Le të fitojë më i miri!”- ka shkruar ministri Mehaj.