Dy të vdekur e tre të lënduar në aksidentin në Drenas 

Dy persoan kanë humbur jetën dhe tre kanë pësuar lëndime të rënda në aksidentin që ndodhi sot në fshatin Gllobar në Drenas. 

Sipas Policinë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. 

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën, përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës për KALLXO.com . 

Sipas Borovcit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.  

Ai ka thënë se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.