CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy të vdekur dhe 195 raste pozitive me COVID-19

Dy persona me COVID-19 kanë vdekur si dhe 195 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me SARS-COV-2 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 16 qytetarë janë shëruar nga Coronavirus duke e çuar numrin e të shëruarve në 105 mijë e 704 persona.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 65 raste aktive me Coronavirus.

Deri më tani 109 mijë e 39 qytetarë janë infektuar me Coronavirus në nivel vendi, prej tyre 2 mijë e 270 kanë vdekur.

Në anën tjetër është duke vazhduar procesi i imunizimit në Kosovë. Ministria ka njoftuar se 9 mijë e 537 qytetarë janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit.