
Foto: Ilustrim
Dy të lënduar në një aksident në Gllarevë të Klinës
24.4.2023 - 17:32
Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në segmentin në Gllarevë të Klinës, rreth orës 15:50.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë të trafikut”- ka bërë të ditur Gashi.