Ilustrim

Dy të arrestuar për fajde në Prishtinë

Dy persona të dyshuar për fajde janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Ata po dyshohen se kanë kryer veprën penale të fajdesë ndaj një viktime.

Policia njofton se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, derisa i dyshuari i dytë është lënë nën masën e arrestit shtëpiak.