Ilustrim - Motoçikletë - Foto: PK

Dy të arrestuar në Pejë, njëri për vjedhje e tjetri për blerje të motoçikletës së vjedhur

Policia e Pejës njofton se në lidhje me një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në rr. “Bill Clinton” në Pejë më 11 tetor ka arrestuar dy të dyshuar.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore më 31 tetor ka arritur tё identifikojë dhe arrestoj tё dyshuarit A.G. (i lindur më 1999) dhe V.M. (1987).

Pas intervistimit, i dyshuari i dytё ka pranuar se ka blerё motoçikletёn nga i dyshuari i parё, ndёrsa i dyshuari i parё pas intervistimit ka pranuar veprёn – vjedhje e rёndё.

Po ashtu, gjatё intervistimit ai ka pranuar se ka kryer edhe 5 vepra tё tjera tё natyrёs sё njëjtё.

Motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit i ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parё pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytё lirohet nё procedurё tё rregullt.