Foto: Ilustrim

Dy raste të therjes me thikë brenda 24-orëve të fundit në rajonin e Prishtinës

Dy raste të therjes me thikë është raportuar se kanë ndodhur brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës.

Një rast është regjistruar në Lipjan dhe një tjetër në Prishtinë.

Në Lipjan më 28.05.2024 dyshohet se një person është therur me thikë nga dy persona. Sipas Policisë, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Ndërsa, thuhet se të njëjtit pa dashje e kanë therur me thikë viktimën. “Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa rasti tjetër është raportuar se ka ndodhur në Prishtinë më 29.05.2024. Sipas raportit të Policisë, një burrë është therur me thikë në rrethana të panjohura.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK”- ka njoftuar Policia.

Tutje është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë dhe një kartelë telefonike.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore.