Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje raportohen në Polici në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Në Prizren një burrë dyshohet kishte sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.

Policia ka njoftuar se si pasojë e sulmit lëndime trupore kishin pësuar viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK.

Sipas Policisë i dyshuari ka probleme psikike dhe përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama.

Në konsultim me prokurorin rasti është në procedurë të rregullt.

Në Deçan një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në spitalin rajonal në Pejë te neuropsikiatri, pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.