Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 00:05, ku një person me shtetësi turke ka sulmuar fizikisht viktimën që është me shtetësi belge dhe një person tjetër po ashtu belg.

Sipas policisë, i dyshuari është dhe dy viktimat që ishin duke bashkëjetuar kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit.

Kurse, rasti tjetër është shënuar në fshatin Vreshevc të Lipjanit, ku një burrë ka sulmuar gruan e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.