Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

 

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se në rastin e parë bëhet fjalë për ushtrim dhune ndaj gruas nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit. I dyshuari në fjalë ka sulmuar fizikisht viktimën.

Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari është dërgua në mbajtje.

Policia ka njoftuar se në rastin e dytë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa familjarëve – burra  dhe gra për shkak të mosmarrëveshjeve. Dy nga personat e përfshirë kanë pësuar edhe lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

“Janë arrestuar dy burra shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.