Dy raste të dhunës ndaj grave në Gjakovë

Dy raste të dhunës në familje ndaj grave janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë të dy viktimat pas sulmit fizik kanë pranuar tretman mjekësor.

Njëri rast ka ndodhur dje rreth orës 22:10 ndërsa tjetri rreth orës 22:40.

Sipas Policisë dy të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit  të dy janë dërguar në mbajtje.

Vetëm në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë janë raportuar 1 mijë e 3 raste të dhunës në familje.