Dy profesorë ngacmohen në 'Instagram' gjatë orës mësimore

Dy profesor të një shkolle të mesme në Suharekë, kanë pranuar mesazhe fyese përmes rrjeteve sociale sa ishin duke dhënë mësim.

Sipas policisë, profesorët kanë raportuar se janë fyer nga dy faqe të panjohura në adresat e tyre.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në ora 16:00.