Avion bombardues rus - Foto: Rtv21

Dy bombardues rusë fluturojnë në afërsi të Alaskës

Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë, Tu-95MC, fluturuan mbi ujërat pranë shtetit amerikan, Alaskë, por shtoi se ata qëndruan brenda hapësirës ndërkombëtare.

Tu-95, të njohur si arinjtë nga NATO-ja, fluturuan për rreth 9 orë, të shoqëruar nga avionët luftarakë SU-30SM. Ata fluturuan mbi Detin Bering, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

“Fluturimi u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore”, tha gjenerali Sergei Jobylash, komandant i aviacionit rus.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORDA) tha se i ka vërejtur katër avionë luftarakë rusë duke fluturuar në Zonën e Identifikimit të Mbrojtës Ajrore të Alaskës (ADIZ).

“Avioni rus qëndroi brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare dhe nuk u fut në hapësirën sovrane amerikane apo kanadeze”, tha NORAD në një komunikatë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 2007 e riktheu praktikën e epokës sovjetike për të dërguar bombardues strategjik rregullisht për patrullim përtej kufijve të Rusisë./REL