Dy avionë nga Afganistani pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri

Të paktën dy avionë janë planifikuar për t`u larguar nga Afganistani drejt Shqipërisë.

Avionët me qytetarët afganë pritet të mbërrijnë sot në Rinas, e dielë 22 gusht, bëjnë të ditur burime diplomatike, raporton Ora News.

Megjithatë situata në Kabul është tepër dinamike dhe situata e sigurisë ndryshon.

Ndërkohë ambasada amerikane në Kabul bën të ditur se për shkak të kërcënimeve të mundshme të sigurisë jashtë portave në aeroportin e Kabulit, këshillojnë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin portat e aeroportit në këtë kohë, përveçse nëse marrin udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë këtë.

Qytetarët amerikanë që kërkojnë ndihmë për largimin nga vendi dhe nuk kanë përfunduar ende Kërkesën për Ndihmë për Riatdhesim duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të shtetasve amerikanë në Afganistan që presin viza emigruese gjithashtu duhet të plotësojnë këtë formular nëse dëshirojnë të largohen.

Ambasada u kërkon që të mos telefojnë ambasadën për detaje ose përditësime në lidhje me fluturimin por se informimi online do të jetë forma e mënyra e vetme për të komunikuar

Grupi i parë pritet të mbërrijë këto ditë dhe në vijim mund të strehohen në Shqipëri deri në 3 000 afganë./OraNews