Drenas, persona të panjohur e fusin në veturë një person dhe e rrahin
10.4.2022 - 08:56
Një person nga Drenasi ka raportuar në Polici se sa ishte duke ecur rrugës, disa persona të panjohur e kanë futur në një veturë pa targa dhe më pas dyshohet se e kanë rrahur.
Policia ka njoftuar se motivet e këtij incidenti ende nuk dihen.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe për rastin është informuar prokurori.
Policia ka shtuar se rasti është duke u hetuar.
Ngjarja ka ndodhur në ora 17:00.
Nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar nga Policia.