Ilustrim

Drenas, arrestohen dy nxënës pasi sulmuan me thikë dy nxënës të tjerë

Dy nxënës janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Drenas, pasi kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dy nxënës të tjerë.

Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Drenas.