Qendra e qytetit të Pejës, 04 qershor 2015. Foto:Atdhe Mulla.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë flet për gjendjen shëndetësore të të prekurve me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci në “Bon Bon”, tha se gjendja e të prekurve me koronavirus është e mirë. Loci bëri të ditur se nga 47 personat e prekur, dy janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Klinikën Infektive.

“Gjendja shëndetësore e pacientëve të prekur me koronavirus në Pejë deri më tani është e mirë. Nga 47 persona të prekur, një ka vdekur, dy janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Klinikën Infektive, ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar në vetizolim në shtëpitë e tyre”, deklaroi Loci./RTV21