Drejtori i Policisë takoi zyrtaren e lartë nga Departamenti Amerian i Shtetit për çështjen e narkotikëve

Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti gjatë vizitës në Washington ka takuar edhe znj. Lisa A.Johnson, zëvendës ndihmës sekretare e byrosë ndërkombëtare të narkotikëve dhe çështjeve të zbatimit të ligjit (INL) në Departamentin e Shtetit.

Gjatë këtij takimi Mehmeti, ka diskutuar tema që shërbejnë në interes të ndërsjellët si dhe çështje që ndikojnë në zhvillimin profesional të organizatës policore.

“Takimi u zhvillua në një frymë mjaft pozitive dhe u vlerësua i një rëndësie të veçantë, duke u karakterizuar avancimi dhe rritja e bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha të ndryshme, e në veçanti në mbështetjen, përkrahjen dhe forcimin e shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira në luftimin e kriminalitetit në përgjithësi e në veçanti të luftës së përbashkët ndaj narkotikeve”, thuhet në komunikatën e Policisë.