
Foto: REL/Reuters Ilustrim
Drejtoresha e një shkolle në Shtime raportoi se u vodhën 8 laptopë
21.1.2023 - 11:22
Tetë laptopë të kabinetit të biologjisë në një shkollë në Shtime dyshohet se janë vjedhur.
Rastin e ka raportuar në polici drejtoresha e një shkolle fillore në fshatin Carralevë rreth orës 8 e 30 në mëngjes.
Drejtoresha ka raportuar për vjedhjen të cilën dyshon se e kanë kryer një apo disa persona.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.