Dorëheqja e ministrit - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Cili është profili i ministrit të Shëndetësisë që i duhet Kosovës?

Cilat janë prioritetet që duhet t’i ketë ministri i ri i Shëndetësisë?

A do të arrijë Qeveria Kurti që për dy vitet e mbetura të mandatit t’i përmbushë premtimet për shëndetësinë?

A do t’i takojë LVV-së apo partisë GUXO ministri i ri i Shëndetësisë?

Të ftuar në emision janë deputetët e Parlamentit të Kosovës: Mirsad Shkreta nga Lëvizja Vetëvendosje, Haxhi Avdyli nga partia GUXO, Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ekrem Hyseni, ish deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.