Donika Kadaj- Bujupi infektohet me COVID-19

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj  – Bujupi ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Kadaj – Bujupi ka njoftuar  se pas testit të coronavirusit ajo së bashku me dy fëmijët e saj kanë rezultuar pozitivë.

Tutje, ajo ka njoftuar se janë në vetizolim duke i respektuar rekomandimet e IKShPK-së.

Deri më tani, kryeministri, zëvendëskryeministri dhe  disa deputetë të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.