Donika Gërvalla - Foto: Facebook

Donika Gërvalla: Kandidimi im është për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni

Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Donika Gërvalla, e cila është futur në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, në një shkrim në ‘Facebook’ ka thënë se kandidimi i saj për deputete është për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni.

Ajo ka shkruar se kandidon për herë të parë si deputete dhe me këtë synon të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit.

“Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik, Shqipëri dhe Gjermani”.