Milorad Dodik. Foto: SNSD.

Dodik: Republika Srpska mund të shkëputet brenda disa javësh nga Bosnja dhe Hercegovina

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, tha se ai ka miq në botë që do të pengojnë ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në rast se Republika Srpska shpall shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në një intervistë me entitetin Televizionin e RS (RTRS), Dodik kërcënoi se shkëputja ose shpallja e një Republika Srpska të pavarur do të pasonte në të njëjtin moment që Përfaqësuesi i Lartë për BiH Christian Schmidt ndoshta do të impononte një ligj që zgjidh statusin dhe të drejtën për ta disponuar pasurinë shtetërore. Ai thotë se ka informacione se një vendim i tillë mund të vijë në janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i Republika Srpska do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ai shpjegoi se kjo do të thotë “pavarësi (nga Bosnja dhe Hercegovina) në çdo gjë”- ku Republika Srpska nuk do ta pengojë kalimin nëpër territorin e saj, domethënë të vendosë një kufi “të vështirë” drejt Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, por do ta bëjë këtë nëse e nevojshme.

“Ne nuk presim që dikush nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës të inkurajohet për ta sulmuar Republika Srpskan. Dhe në rrethana të tilla, ne do të vlerësojmë se si do të veprojmë. Unë pres që EUFOR-i të qëndrojë në vijën ndër-entitetesh dhe të parandalojë kontaktet”- tha ai.

“Amerikanët do të zemërohen”

Dodik ka vlerësuar se në një skenar të tillë “amerikanët do të tërbohen dhe do të përpiqen të kërkojnë ndërhyrje”- por beson se miqtë e Republika Srpska nuk do ta lejojnë.

Ai nuk sqaroi se për cilët miq e kishte fjalën, por dihet se Dodik aktualisht ka miq vetëm në Moskë dhe Budapest, pasi ka marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Nga janari i vitit të ardhshëm, Hungaria do të marrë nga Austria komandën e forcave ushtarake të Bashkimit Evropian në BiH (EUFOR), detyra e të cilave është parandalimi i konflikteve të mundshme të armatosura, por edhe garantimi i lirisë së lëvizjes nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi ky është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Dejtonit.

Vetë përfaqësuesi i lartë nuk e ka përmendur mundësinë e vendosjes së ligjit për pronën shtetërore dhe vazhdimisht ka theksuar se kjo është obligim dhe përgjegjësi e autoriteteve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Schmidt po planifikon aktualisht vetëm të vendosë ndryshime teknike në ligjin zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovines në rast se parlamenti i këtij vendi nuk arrin të marrë vendime gjatë janarit që do të siguronin integritetin e procesit zgjedhor./Index.hr

Përgatiti: Nuhi Shala